Foto me AISallatë me qiqra, ton dhe perime
Sallatë e freskët dhe e shpejtë me qiqra, ton dhe domate, e shoqëruar me vaj ulliri.
Përmban: peshk dhe fruta deti
Etiketat përcaktohen automatikisht nga përbërësit dhe mund të jenë të gabuara. Kontrollo paketimin nëse kjo është e rëndësishme për ty.
Përbërësit

- 100 g Marule
- 230 g Qiqra
- 100 g Ton i konservuar
- 200 g Domate çeri
- 10-12 copë Ullinj të zinj
- Kripë sipas shijes
- Oregano sipas shijes
- Vaj ulliri sipas shijes
Hapat
Lajmë dhe presim marulen (mund të përdoret edhe rukola, sallatë fushe ose zarzavate të tjera)
Shpëlajmë dhe kullojmë qiqrat e ziera
Lajmë dhe presim domatet çeri përgjysmë ose në disa pjesë dhe presim ullinjtë e zinj në rrathë
Shtojmë tonin e konservuar, erëzojmë sipas shijes me kripë, oregano dhe spërkasim me vaj ulliri
Përziejmë gjithçka dhe shërbejmë në tryezë